Teksa përgatitjet për “finalen” me Spanjën vazhdojnë, lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë gjetur dhe pak kohë për t’u argëtuar.
Në intervistën me UEFA-n në “Team Talk”, Broja, Muçi, Ramadani dhe Seferi kanë treguar disa nga sekretet e grumbullimit, duke u nisur që nga lojtari që luan më shumë videolojëra, deri te lojtarët e ekipeve të tjera që do të donin t’i kishin te Shqipëria.
Cili lojtar ka më shumë mundësi për të pasur një karrierë në media?
Ramadani: Jasir Asani.
Seferi: Asani, po.
Ramadani: Atij i pëlqen shumë që të flasë në media.
Seferi: Vërtet i pëlqejnë mediat.
Cili pjesëtar i skuadrës shpenzon më shumë kohë duke luajtur videolojëra?
Broja: Hysaj. Elseid Hysaj. Ai luan Call of Duty. Unë nuk kam luajtur asnjë minutë qëkur kam ardhur këtu.
Muçi: Edhe unë Hysaj.
Broja: Mendoj Hysaj. Ai luan Call of Duty Warzone në PlayStationin e tij.
Ramadani: Broja, Mitaj dhe Muçi.
Seferi: Po dhe Muçi. Vetëm jepini atij një PlayStation dhe ai do të qëndrojë në dhomën e tij 24/7.
Cilin lojtar do të donit ta kishit shef në një skuadër barbecueje?
Broja: Ah… unë as nuk e di kush është kuzhinier i mirë. Kë do kishim kuzhinier në një skuadër barbecueje? Duhet të mendojmë për dikë me eksperiencë. A njeh dikë me eksperiencë?
Muçi: Në gatim?
Broja: Po.. dikush që ka jetuar për një kohë të gjatë mjaftueshëm për të ditur të gatuar.
Muçi: Berisha dhe Gjimshiti mendoj se do ishin një dyshe e mirë.
Broja: Njëri me barbecuen dhe tjetri për të shërbyer ushqimin.
Ramadani: Unë dua Berat Gjimshitin sepse është i qetë.
Seferi: Jo, unë dua Arlind Ajetin sepse e kam parë atë këtu duke bërë sallata shumë të mira. Do të zgjidhja atë.
Cili nga lojtarët qëndron gjithmonë në telefon?
Ramadani: Në telefon? Broja.
Seferi: Bajrami. Për mua është Bajrami.
Cili nga lojtarët e tjerë në Europian do të donit të ishte në ekipin tuaj?
Broja: Për mua, personalisht, sepse jam një sulmues, do të shkoja me Kevin De Bruyne. Do të doja të luaja me të. Pasa të mira nga mbrapa, mendoj se do të lidheshim shumë mirë.
Muçi: Kylian Mbappe. Mendoj se po të kishim atë, do të ishim më të mirë. Mendoj se ai shënon gola dhe bën gjithçka. Është i shpejtë…
Broja: Më ke dhe mua gjithashtu, mos harro!
Muçi: Dy sulmuesit e mi do të ishit ti dhe ai. Mendoj se të dy do të ishit shumë mirë.
View this post on Instagram
Top Channel