Stoltenberg: NATO-ja nuk do ta mbrojë Qipron nëse sulmohet nga Hezbollahu

22/06/2024 17:24

NATO-ja nuk do ta mbrojë Qipron në rast sulmi nga Hezbollahu: Në një intervistë dhënë rrjetit mediatic amerikan CNN, kreu i aleancës Jens Stoltenberg bëri pohime të forta lidhur me kërcënimet e fundit të grupit militant libanez Hezbollah.

Kreu i organizatës së mbështetur nga Irani pohoi në fillim të kësaj jave se lëvizja që ai drejton do të reagonte ndaj asaj që e cilësoi si ndërhyrje të Qipros në konfliktin e Lindjes së Mesme duke lejuar Izraelin të përdorte aeroportet dhe bazat qipriote për qëllime ushtarake. Stoltenberg theksoi se Qiproja nuk është vend aleat i NATO-s, duke nënkuptuar se prej kësaj edhe nuk perfiton prej ombrellës mbrojtëse të aleancës së Atlantikut Verior.

“Nuk mendoj se është e drejtë të spekulohet, por mendoj se është e rëndësishme të parandalohet që kjo të ndodhë”, u shpreh ai. Disa ditë më parë, “Izraeli” doli me pretendimin se kishte autorizuar dhe finalizuar planet operacionale për një ofensivë tokësore dhe ajrore në Liban.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, më vonë tha se “Izraeli” ishte afër një vendimi për të “ndryshuar rregullat” në lidhje me Hezbollahun dhe Libanin, duke paralajmëruar për një konflikt gjithëpërfshirës dhe pasoja të rëndësishme për grupin militant. Por zëdhënësi i qeverisë qipriote Konstantinos Lympiotis nxitoi të pohonte pak më vonë se vendi i tij “nuk është i përfshirë” dhe “nuk do të marrë pjesë” në asnjë luftë, duke vënë në dukje se Republika e Qipros ka marrëdhënie të shkëlqyera me Libanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA