Qyteza gjermane voton për eliminimin e pëllumbave të rrugës me metodën ‘e vrazhdë’ (fotot)

22/06/2024 17:15

Publiku i një qyteze në Gjermani ka votuar në favor të eliminimit të pëllumbave që janë shumuar në sheshet dhe çatitë e tij, por ajo që ka shkaktuar debat është mënyra me të cilën ata do të vriten, shkruajnë mediat britanike.

Daily Express shkruan se aktivistët e kafshëve janë alarmuar për votën në favor të eliminimit të pëllumbave në qytezën e Limburg, me metodën e këputjes së qafës, sipas raportimeve.

Qyteza e shtetit jugperëndimor Hessen, ka marrë vendimin mes protestave të aktivistëve që nisën pas rezultatit të referendumit.

26,000 banorë morën pjesë në votën e muajit të shkuar që u kalua me 53.45 në favor të eliminimit të rreth 700 pëllumbave që janë akumuluar në qytet.

Zëdhënësi i bashkkisë së Limburg, Johannes Laubach tha se nuk është caktuar ende koha e shkatërrimit të shpendëve dhe një tjetër studim final do të kryhej për referendumin.

FOTO GALERI
1/3
Publiku i një qyteze në Gjermani ka votuar në favor të eliminimit të pëllumbave që janë shumuar në sheshet dhe çatitë e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA