“Lule Sajza”, shfaqet në Durrës vepra që rrëqethi publikun me historitë e vërteta

22/06/2024 13:02

“Lule Sajza”, një lule që nuk mbiu kurrë me emrin e vajzës që vdiq në kampin e Tepelenës dhe iu mohua dhe të pasurit një varr, u shfaq në Amfiteatrin Antik të Durrësit dy netë rresht duke rrëqethur publikun me historitë e vërteta të grave dhe fëmijëve që vuajtën e vdiqën në internim nga keqtrajtimi.

Rrëfimet erdhën nën interpretimin e aktores së mirënjohur Raimonda Bulku, Adriana Tolka dhe Valentina Myteveli e cila me lëvizjet koreografike ia shtoi dramacitetin shfaqjes.

“Lule Sajza” me regji të Endri Çelës përcolli emocione të forta për publikun përmes rrëfimeve-dëshmi dhe statistika të të mbijetuarve që pësuan një kalvar vuajtjesh gjatë persekutimit komunist.

Shfaqja e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është një kujtesë për të mos harruar, në mënyrë që historia të mos përsëritet më kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA