Bernardo Silva: Të lumtur për fitoren ndaj Turqisë, duhet të vazhdojmë të jemi të përqendruar

22/06/2024 22:34

Pas triumfit 0-3 ndaj Turqisë dhe kualifikimit në raundin tjetër të EURO 2024, mesfushori i Portugalisë, Bernardo Silva u shpreh shumë i lumtur për këtë fitore.

Më tej, duke folur për mediet portugezi deklaroi se skuadra e tyre duhet ët vazhdojë të jetë e përqendruar.

“Ne dolëm në fushë shumë të përqendruar sepse donim tre pikët. Jemi shumë të lumtur me këtë fitore dhe për kalimin në raundin tjetër. Ne duhet të vazhdojmë të jemi shumë të përqendruar. E rëndësishme ishte të fitonim. Ishte një ndeshje shumë e ndryshme nga ajo kundër Republikës Çeke”-deklaroi Silva.

Top Channel