Barcelona ndalon apartamentet me qera për turistët, për të reduktuar kostot e strehimit për vendasit (fotot)

22/06/2024 16:19

Qendra historike e Katalonjës është një nga destinacionet kryesore turistike të Evropës por popullariteti i saj po e kthen në një vend të papërballueshëm për vendasit.

Prandaj zyrtarët ne Barcelone kanë njoftuar se po ndalojnë dhënien e apartamenteve me qera për turistët deri në vitin 2028, në një tentativë për të mbajtur nën kontroll rritjen e kostove të strehimit, që qyteti të jetë sërish i jetueshëm dhe për vendasit.

Kryebashkiaku Jaume Collboni, tha se deri në datën e caktuar Barcelona do të anullojë kontratat e qirave për rreth 10,101 apartamente që janë dhënë aktualisht për periudha afat-shkurtra.

“Ne po përballemi me atë që është problemi më i madh në Barcelonë, kostot e strehimit”, tha Collboni në një konferencë bashkiake, duke njoftuar eliminimin e apartamenteve të turistëve që “duhet të zhduken si koncept nga qyteti i Barcelonës”.

Barcelona është qyteti dytë më i vizituar në Spanjë nga turistët e huaj, dhe si rrjedhim disa nga rezidentët tashmë nuk mund të përballojnë qiratë që janë rritur në të paktën 68% në 10 vitet e fundit, ndërsa kostot e blerjes së apartamenteve llogariten me 38% rritje, sipas Collboni. Imbalancat e strehimit janë kthyer në një faktor pabarazie, veçanërisht për të rinjtë, shtoi ai.

Qeveritë lokale kanë kufizuar dhënien e apartamenteve me qera dhe në qytete të tjera si ishujt Kanarie të Spanjës, në Lisbonë e Berlin.

Grupet që punojnë me turizmin kundështonin iniciativën, duke thënë se kjo do të zvogëlojë të ardhurat e turizmit ndërsa grupet e hoteleve e mirëprisnin. /TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët ne Barcelone anë njoftuar se po ndalojnë dhënien e apartamenteve me qera për turistët deri në vitin 2028, në një tentativë për të mbajtur nën kontroll rritjen e kostove të strehimit, që qyteti të jetë sërish i jetueshëm dhe për vendasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA