Automjeti përfshihet nga flakët kur drejtuesi ndodhej brenda, detajet e para

22/06/2024 13:37

Një mjet është përfshirë totalisht nga flakët në fshatin Çaushli pranë Maliqit, teksa drejtuesi, me inicialet Xh. Sh. ndodhej brenda.

Mësohet se ai ka dalë menjëherë nga automjeti i tij, tip “Renault”, pa marrë dëmtime

Dyshohet se shkak është bërë një defekt në mjet, ndërsa nga pamjet e siguruara duket që mjeti është djegur totalisht. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel