Në Universitetin e Durrësit ka nisur paraditen e sotme votimi për të zgjedhur rektorin dhe drejtuesit e tjerë të universitetit të Durrësit.
Vijon pjesëmarrja e lartë e studentëve në qendrat e votimit të çelura në UAMD.
Procesi ka nisur në mëngjes dhe pritet të përfundojë në orën 16:00, ndërsa rezultatet e zgjedhjeve për rektor pritet të dalin po sot. Gara e fortë me 4 kandidatë ka shtuar interesin e stafit akademik dhe studentëve për të votuar në këto zgjedhje.
Janë 5 QV, nga një për secilin fakultet. Dy prej tyre ndodhen në godinën ku gjendet dhe rektorati i universitetit në Currila dhe të tjerat në kampusin universitar në Spitallë.
Në garën për rektor janë Prof. DR. Andon Kume, Prof. Dr. Lindita Mukli, Prof. Dr. Osman Metalla dhe Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi.
Të drejtën e votës e kanë 310 anëtarë të stafit akademik të UAMD-së dhe 12 144 studentë.
Top Channel