Vala e të nxehtit që ka përfshirë pjesë të mëdha të Meksikës ka marrë me dhjetëra jetë njerëzish, e mijëra të tjerë kanë probleme shëndetësore që lidhen me temperaturat e larta.
Moti i ngrohtë i nisur atje që në mes të marsit vazhdon deri në tetor, por në muajin maj një sërë qytetesh meksikane thyen rekordet e nxehtësisë.
Autoritetet shëndetësore lokale flasin për mbi 155 jetë të humbura në më shumë se re muaj; 30 nga këto raste u shënuan vetëm ne periudhën ndërmjet 13 dhe 18 qershorit.
Gati 2.600 vetë raportet të kenë pasur probleme të ndryshme të shëndetit te lodhura që të gjitha me të nxehtin ekstrem, që ka gositur sidomos shtetin lindor të Veracruzit. Rrjeti i referencës World Weather Attribution (WWA) thotë se vala vdekjeprurëse e të nxehtit që ka prekur veç Meksikës edhe Shtetet e Bashkuara, e rajone të tëra të Amerikës është bërë 35 herë më e mundshme nga ndryshimet klimatike.
Miliona njerëz po përballen me temperature të rrezikshme të ditës e vapë mbytëse edhe gjatë natës, teksa fronti i presionit të lartë është shtrirë në veri deri në Teksas, Arizona dhe Nevada dhe në jug ne Belize, Honduras, Guatemala dhe El Salvador.
Sipas analizës së WWA, valë të tilla ekstreme të nxehta janë katër herë më të mundshme e kërcënuese sot nga sa ishin në fillim të mijëvjeçarit, kur planeti ka qenë 0,5 gradë më i freskët.
Top Channel