Një monolit i çuditshëm i rishfaqur kërcënueshëm në shkretëtirën malore jashtë Las Vegas është rrëzuar e larguar sot nga autoritetet.
Ende nuk është zbuluar se cili e vendosi aty apo për qëllimet ose simbolet që ai përfaqesonte.
“Mbetet e paditur sesi ky objekt erdhi këtu apo ata që janë përgjegëjs”, tha policia e Las Vegas në një seri postimesh në rrjetet sociale, duke njoftuar largimin e objektit të përçmuar në formë pasqyre të metaltë, rreth 1.90 metra të lartë.
Zbulimi i tij në fundjavë dhe largimi tiji shpejtë riktheu në memorie misterin e një monoliti të ngjashëm të kohës së pandemisë kur disa objekte të ngjashme nisën të shfaqeshin në disa vende të botës.
Nuk dihet se çfarë loje e sëmurë i motivonte autorët të tërhiqnin vëmendjen e publikut në mënyrë të tillë.
Më herët kollona misterioze ‘pasqyrë’ ishte gjetur në kalimin të njohur shëtitësve e alpinistëve në Las Vegas shtetin e Nevada, tre vjet pasi një e ngjashme ishte gjetur e më pas zhdukur aty gjatë kohës së pandemisë.
Pamje të pazakonta të bllokut të metaltë u publikuan në media, të objektit me pamje nga mali Gass Peak.
Prej sipërfaqes së tij reflektive pasqyrë, objekti fshihet thuajse krejtësisht me sfondin shkëmbor natyror duke u bërë i padallueshëm.
Mistere të monolitëve janë raportuar në Utah e Kaliforni në 2020.
Asokohe një objekt i njëjtë u gjet dhe në një kodër në Rumani në Evropën Lindore, i cili u zhduk disa ditë pasi u bë publik në media.
Rrjeti Sky, thotë se një grup anonim artistësh të quajtur ‘The Most Famous Artist’ ka marrë përgjegjësinë për monolitët në Utah e Kaliforni, por asgjë nuk është konfirmuar.
Top Channel