Kremrat më të njohur të diellit dështojnë në testet e mbrojtjes, thonë grupet e konsumatorit (fotot)

21/06/2024 17:19

Disa nga kremrat e diellit të kompanive të njohura ofrojnë shumë më pak mbrojtje nga sa pretendojnë, thuhet në raportin e fundit të grupit të mbrojtjes së konsumatorit ‘Which?’

Investigimi kryer në 26 kremra kundër diellit zbuloi se një pjesë e tyre përfshi produkte profesionale si ‘Calypso Sun’, ‘Bondi Sands’ e ‘Asda’ nuk “e kalonin testin”  dhe performonin më dobët se versione më të lira për mbrojtjen e lëkurës nga diegia, shkruan rrjeti britanik BBC.

Kompania Asda hidhte dyshime mbi testet e kryera nga ‘Which?’, duke thënë se testime të tjera të pavarura konfirmonin mbrojtjen e ofruar sipas të dhënave në etiketë.

Përgjigje të ngjashme jepnin dhe prodhuesit e ‘Calypso Sun’ e ‘Bondi Sands’ duke thënë se produktet e tyre ishin “brenda standardeve”, por autorja e investigimit të ‘Which’, Natalie tha se rezultatet ishin shqetësuese: “Nëse produktet e kompanive të mëdha nuk ofrojnë mbrojtjen e reklamuar atëherë nuk kuptohet përse shpërbejnë këto kremra në lëkurë”.

Grupi tha se kishte testuar sa energji nevojitej për të skuqur qafën e vullnetarëve që ekspozoheshin ndaj rrezeve ultraviolet (UV), me dhe pa kremrat e diellit, si dhe i aplikonte ato në pllaka xhemi për të parë sa dritë filtrohej prej tyre.

Testimet ishin kryer në vitin 2023 dhe fillim të 2024.

Kompanite prodhuese kundërshtonin konkluzionet negative ndaj produkteve te tyre ndërsa profesoresha Dorothy Bennet tha se rrezet ultraviolet të diellit prodhojnë vitaminën thelbësore D në trupin e njeriut, por ekspozimi duhet kontrolluar për të reduktuar djegien.

Ajo shtonte se mund të ketë një numër arsyesh për rezultatet e ndryshme mes produkteve, ndoshta dhe mënyra e testimit të tyre apo masa e rrezeve UVB e UVA të përdorura në testim, shkruan BBC.

FOTO GALERI
1/2
Dorothy Bennet tha se rrezet ultraviolet të diellit prodhojnë vitaminën thelbësore D në trupin e njeriut, por ekspozimi duhet kontrolluar për të reduktuar djegien.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA