Avokatët që përfaqësojnë familjen më të pasur në Britani, Hinduja u paraqitën sot në gjykatën zvicerjane për akuzat e trafikut njerëzor dhe shfrytëzimit të stafit të tyre në vilën ne Gjenevë.
Prokurorët thonë se familja Hinduja, e cila ka një pasuri prej 37 miliardë paundë shpenzonin më shumë për qenin e tyre sesa për stafin, ndërsa akuzohen për importin punëtorësh nga India dhe keqtrajtim të tyre.
Gjykata e Gjenevës dha rrjedhimisht dënime me burg për katër anëtarë të familjes, për shfrytëzim të stafit indian.
Hinduja-t nuk ishin prezentë në gjykatë, por me anë të përfaqësuesve i shpëtuan akuzës së trafikut njerëzor.
Prakash Hinduja dhe bashkëshortja Kamal Hinduja u dënuan me katër vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa biri i tyre Ajay dhe e shoqja Namrata u dënuan me katër vjet burg, shkruan rrjeti francez AFP.
Akuzat erdhën nga praktika e familjes për të sjellë punëtorët shtëpiakë nga India, të cilëve u konfiskonin pasaportat pasi vinin në Zvicër. Ata ishin vendosur aty disa dekada me pare nga Anglia.
Familja Hinduja ka arritur gjithashtu një marrëveshje private financiare me tre punonjës të abuzuar që i akuzonin per abuzim.
Prokurori Yves Bertossa tha se dy të akuzuarit kryesorë Prakash e Kamal Hinduja, respektivisht 78 vjeç e 75 vjeçe, abuzonin pozitën e tyre superiore ndaj punonjësve të dobët e të varfër që pajtonin nga India.
Ata u paguanin punonjësve rroga prej 220 deri në 400 franga ($250-450) në muaj, shumë më poshtë se rroga minimale në Zvicër.
Por avokatët e familjes thanë se punonjësit përfitonin mjaft avantazhe të tjera dhe se nuk ndaloheshin të dilnin nga vila.
Familja raportohet se zotëron kompani nafte e gazi, ka interesa në kompani bankare dhe shëndetësi, teksa Hinduja Group është prezent në 38 vende dhe punëson rreth 200,000 njerëz, shkruan rrjeti AFP.
Top Channel