Banorët e fshatit Gurras në protestë! Kundërshtojnë projektin e rrugës që lidh Tushemishtin me Doganën e Tushemishtit

21/06/2024 14:21

Një protestë është zhvilluar sot në fshatin Gurras.

Banorët kundërshtojnë projektin e ndërtimit të rrugës që lidh Tushemishtin me Doganën e Tushemishti, si pasojë e së cilës banorët nuk mund të shkojnë në tokat e tyre bujqësore.

Banorët kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi, kërkesë për të cilën ju janë drejtuar edhe institucioneve por nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Do vazhdojmë protestën deri sa të kemi zgjidhje. Banorët i janë drejtuar me peticion institucioneve. Përgjigjja e tyre ka qenë se nuk kemi fonde për të përballuar këtë nënkalim”, shprehen  banorët.

Top Channel