U arrestuan për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ja me sa vite dënohen 19 personat nga Gjykata e Elbasanit

20/06/2024 16:11

19 personat e arrestuar nga policia në operacionin “Tempulli” për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kanë marrë dënimin nga Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit.

Ata janë dënuar me nga 3-7 vite burgim për këtë vepër dhe me nga një vit e disa muaj për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Shumica e këtyre 19 personave kanë përfituar ulje të dënimit pasi kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjatë këtij operacioni, i cili u shtri në të gjithë vendin, policia ka përdorur agjentë të infiltruar, duke dokumentuar me pamje filmike dhe me audioregjistrime të gjitha veprimtarët kriminale të kryera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA