Shqipëria preket nga ndryshimi i klimës, rrezikohen fluturat e rralla!

20/06/2024 12:16

Me ngjyrat e tyre mahnitëse të verdhë, të zezë, të kuqe e blu të ndezur, fluturat Aleksanor dikur gjendeshin me bollëk në shpatet e lulëzuara të Shqipërisë jugperëndimore.

Por tani thotë agjensia franceze e lajmeve, AFP, ashtu si shumë specie të tjera të ngjashme, shkencëtarët thonë se ato po zhduken për shkak të ndikimit të aktivitetit njerëzor, si dhe ndryshimeve klimatike.

Gjithmonë e më e rrallë sot në Zvërnec, Aleksanor është një nga 58 nga 207 llojet e fluturave të vendit ballkanik për të cilat studiuesit thonë se janë në rrezik.

“Të ndjeshme ndaj ndryshimeve, këto flutura janë një pasqyrë e vërtetë e kushteve të ekosistemit ku jetojnë”, shprehet Anila Paparisto, entomologe në Universitetin e Tiranës.

Në Zvërnec, Paparisto drejton një ekip hulumtuesish dhe studentësh që punojnë për të identifikuar speciet e mbetura të fluturave në vend si dhe ato që tani janë zhdukur.

Studime të shumta shkencore kanë matur ndikimin e ndryshimit të klimës te popullatat e fluturave, megjithëse ekspertët citojnë edhe faktorë të tjerë mjedisorë, duke fajësuar për këtë situatë një kombinim të urbanizimit të shpejtë, pesticideve dhe rritjen e temperaturave.

“Është një kujtesë e fortë e brishtësisë dhe ekuilibrit delikat të ambientit në të cilin jetojmë. Është padyshim urgjente të bashkojmë përpjekjet tona për të gjetur zgjidhje, e të rimendojmë me thellë përdorimin e burimeve tona natyrore dhe rrugën që na pret përpara për mbrojtjen e mjedisit tonë”, shprehet Sylvain Cuvelier, studiues- bashkëautor i atlasit të parë shqiptar të fluturave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA