Deputetja gjermane kërkon ndjesë për komentin mbi ‘ngjyrën e lëkurës së futbollistëve’ në Euro 2024 (fotot)

20/06/2024 17:00

Një deputete e vjetër e parlamentit gjerman ka kërkuar ndjesë sot pas presionit të zyrtarëve për një koment mbi ngjyrën e lëkurës së futbollistëve të kombëtares së vendit të saj, ku ajo i lavdëronte por ngrinte pyetjen se “si do të dukej sikur këta të ishin të gjithë të bardhë”.

Deputetja e Gjelbër Katrin Göring-Eckardt, e cila është gjithashtu zv. kryetare e parlamentit federal gjerman, i referohej në komentet e saj një sondazhi ku thuhej se  shumë të anketuar dëshironin më shumë futbollistë të bardhë në kombëtaren e Gjermanisë.

“Skuadra jonë është shumë e fortë. Imagjino sikur të kishte vetëm futbollistë të bardhë gjermanë,” shkruante ajo pasi Gjermania mundi Hungarinë 2-0 në ndeshjen e Euro 2024.

Kritikat në rrjetet sociale erdhën nga disa kolegë deputete, derisa Göring-Eckardt u detyrua të kërkonte ndjesë për mënyrën si e kishte hartuar komentin.

“Jam krenare për skuadrën kombëtare dhe shpresoj të fitojnë që t’i bindin dhe ata që preferojnë të kishin më shumë futbollistë të bardhë në skuadër”.

Sondazhi të cilit i refrohej Göring-Eckardt ishte kryer nga rrjeti sportiv Sport Inside, si pjesë e një dokumentari mbi ‘diversitetin racial’ dhe mënyrën si konsiderohej kombëtarja nga publiku gjerman.

Futbollisti Joshua Kimmich e ëprshkruante sondazhin si “racist” ndërsa trajneri kombëtares Julian Nagelsmann e quante “të çuditshëm”.

Hipoteza të ngjashme janë ngritur dhe në vende të tjera evropiane me nisjen e kampionatit teksa rrjetet sociale franceze janë mbushur me komente ironike për kombëtaren e dominuar nga futbollistët me ngjyrë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA