Sot përballja në Hamburg/ Ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë, ja si pritet të luajë Shqipëria ndaj Kroacisë

19/06/2024 08:50

Përfaqësuesja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e dytë të grupit në finalet e Kampionatit Europian, “Gjermani 2024”, atë përballë Kroacisë, në Hamburg.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri brazilian Sylvinho doli së bashku me kapitenin Berat Gjimshit, për të treguar më tepër rreth përgatitjeve.

“Gjërat në Europian dhe në këtë nivel janë shumë të vështira patjetër, por padyshim edhe të bukura, dhe ne jemi shumë të gëzuar që marrim pjesë. Ne duhet të mësojmë nga këta kundërshtarë, takimet janë vetëm 90 minutëshe dhe nuk ka asnjë mundësit jetër, në futboll ndodh gjithçka dhe ne do të bëjmë më të mirën që mundemi.”, tha Sylvinho, trajner i Kombëtares

Sa përket kundërshtarit të radhës, Kroacisë, që gjithashtu është mundur në takimin e parë, trajneri i Kombëtares shqiptare shton: Patjetër që ne do të përpiqemi të rrisim nivelin tonë dhe s’mund të themi që jemi me kundërshtarë me nivel të barabartë. Pavarësisht të gjithave ne bëmË një paraqitje të mirë, nuk u dorëzuam dhe në fund patëm shanse të barazonim. Lojtarët e kombëtares së Kroacisë kanë patur një karrierë shumë të mirë, sidomos ata të mesit të fushës, por jo vetëm ata, megjithëse si ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën.”

Ndërkohë kapiteni Gjimshiti tregon se pas ndeshjes me Italinë është përpjekur të flasë me lojtarët, kryesisht ata më të rinjtë.

“Kam folur me disa lojtarë pas ndeshjes së parë dhe ajo që duhet të rikuperojmë më tepër është ana psikologjike se sa ajo fizike. Kam folur me shokët e ekipit sigurisht me më të rinjtë që kanë më pak eksperiencë. Në ndeshje të tilla si ajo me Italinë duhet shumë eksperiencë, ajo që duhej të bënim ishte të ndalnim ritmin e tyre që ne nuk e bëmë dot, ndonjëherë duhet të jesh pak i pisët në fushë dhe të marrësh atë që do. Kroacia bëri një ndeshje jo të mirë në të parën dhe humbën ashtu si ne, por edhe ne do të tentojmë më të mirën ashtu si do ta bëjnë ata, do të shohim se kush do ta fitojë këtë duel”, tha Gjimshiti.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të luhet në Hamburg ditën e mërkurë në orën 15:00, ndeshja e dytë e grupit tonë mes dy skuadrave që nga takimet e para nuk arritën të merrnin pikë.

Ndërkohë që kuqezinjtë pritet të kenë disa ndryshime në formacion duke filluar nga Berisha në portë, Ivan Balliu, Abrashi në mesfushë dhe gjithashtu në repartin e sulmit do të ketë ndryshime ku Arbër Hoxha mbetet kandidat kryesorë.

FOTO GALERI
1/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA