Artur Zheji dhe Erald Kapri janë përplasur në debat me njëri tjetrin mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, me Grida Dumën.

Teksa flitej për zgjedhjet e SHBA dhe cili mund të rrëmbejë fitoren, Trump apo Biden, u ndalën edhe te raporti i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, dhe te non-grata e Sali Berishws.

“Jam shumë dakord me Berishën, shkëlqesinë te tij dhe kur thotë që jam pa mëkat. Ai është timonieri i opozitës, mori dhe vulën këtu, amerikanët mund të bënin sikur nuk e kishin mendjen në mësim… këtu del njëri dhe thotë Gazi e rregulloi me amerikanët dhe thonë që vula t’i kalojë Berishës. Ndërkohë që del ambasada dhe thotë që jo, ne kemi një qëndrim”, tha Zheji.

Ndërkohë nga ana tjetër Kapri tha: Është në Kosovë teatri, nuk është në Shqipëri. Berisha është non grata por ai thotë që jam proamerikani më i madh. Berisha ka folur për individ”, tha Kapri.

Ndiqni diskutimin e plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA