
22/02 22:46
Një banderolë gjigante u shpalos në qendër të Shkodrës në mbështetjet të mbrojtësit të Kombëtares Elseid Hysaj.
Ai u përball me shumë Kritika në rrjetet sociale pas disfatës së Shqipërisë në duelin ndaj Italisë më Euro 2024.
Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barela, ku në disa video ai duket se ul kokën, duke shmangur topin.
Në qendër të qytetit është vendosur një banderolë me mbishkrimin: “Me shpirtin e garës arritëm 2 here në Europian. Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptarë, por kurrë nuk dhe lekë për gazetarë”.
Top Channel