Studimi/ Kimikate kancerogjene zbulohen në fashot ngjitëse ku ato të kalojnë drejtpërdrejt në gjak nga plaga e hapur (fotot)

18/06/2024 21:54

Fashot ngjitëse për mbulimin e plagëve nga kompanitë më të njohura përmbajnë nivele të rrezikshme kimikatesh që kalojnë në gjak drejtpërdrejt nga plaga e hapur të cilët tentoni të kuroni, zbulon në raport i ri shokues.

Testimet nga një grup serioz monitorues zbuluan kimikatin ‘fluorine’ (fluor) në më shumë se 20 lloje fashosh ngjitëse të njohura, të përdorura në të gjitha vendet, të njohura në Shqipëri me emrin e vjetër xhenerik “likoplast”.

Kimikatet e rënda të pa tretshme të njohura me akronimin PFAS përdoren për krijimin e materialit ngjitës por fluorina, petro-kimikat që përdoret në karburantët e avionëve, mund të shkaktojë djegie të lëkurës dhe është shumë e rrezikshme nëse thithet në mushkëri, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Dr Linda Birnbaum, toksikologe britanike që drejtoi studimin, tha se fakti që këto kimikate vihen në kontakt me plagën e hapur është i frikshëm.

Kimikate të tilla të rënda mund të hyjnë në rrjedhën e gjakut kur një person pi ujë të kontaminuar apo ushqime të lidhura me to, siç po zbulohet shpesh vitet e fundit në të gjitha zonat e botës.

Pasi ato depërtojnë në rrjedhën e gjakut kimikatet e përhershme PFAS vendosen për fat të keq në indet e shëndetshme, ku nisin të dëmtojnë sistemin imunitar duke i dhënë sinjale të gabuara për reagimet e tij, si dhe të dëmtojnë mëlçinë dhe veshkat, organet parësorë të pastrimit të trupit nga toksinat.

Vëzhguesit mjedisorë thanë se 40 fasho ngjitëse nga 18 kompani të ndryshme kishin kimikatin helmues fluor në nivele të konsiderueshme.

Enti i mbrojtjes së konsumatorit Mamavation përdori një laborator të çertifikuar për zbulimin e përmbajtjeve helmuese në fashot ngjitëse dhe jo-ngjitëse të shitura në rrjete madhore si Walmart, Rite Aid, Target, e Amazon.

Ato të gjitha kishin nivele të larta fluorine, ashtu siç janë zbuluar dhe në produktet për pastrimin e njollave apo në veshjet e tiganëve që reklamohen si ‘jo-ngjitës’.

Enet Teflon, te përdorura kudo në kuzhinë ka një veshje të përbërë nga fruoro-karboni i quajtur poli-tetrafluor-etilen (PTFE).

Këto substanca helmuese janë zbuluar në ujin e rubinetit dhe gjakun e njeriut, shkruan rrjeti Daily Mail, ashtu si dhe në tamponët e menstruacionit të grave dhe veshjet e brendshme sintetike.

Jessian Choy, ish-zyrtar i mjedisit në San Francisco thotë se në testet e saj, kimikatet kancerogjene janë gjetur dhe në veshjet e brendshme të burrave të prodhuesve amerikanë Thinx e BTWN.

Testime të vitit 2020 nga Dr Graham Peaslee, kanë zbulkuar kimikatet në mbështjellat e ushqimeve fast-food.

Dr Birnbaum shtonte: “Ekspozimi në lëkurë ndaj kimikateve PFAS nga produktet menstruale është kalim i tyre i shpejtë në gjak prej natyrës vaskulare të vaginës, ndërsa më tej ekspozimi i brendshëm ndaj tyre është edhe më keq”. /Daily Mail/

FOTO GALERI
1/3
Këto substanca helmuese janë zbuluar në ujin e rubinetit dhe gjakun e njeriut, shkruan rrjeti Daily Mail, ashtu si dhe në tamponët e menstruacionit të grave dhe veshjet e brendshme sintetike.

Top Channel