Ndodh sërish, një orë pas nisjes së provimit, publikohen në rrjetet sociale dy tezat e Matematikës
18/06/2024 11:03
Publikimi i tezave të provimeve të Maturës 2024 ndodhi sërish.
Një orë pas nisjes së provimit, dy tezat e Matematikës janë publikuar në faqen “studentët denoncojnë” në Instagram.
Kjo është hera e tretë që publikohen në rrjete sociale tezat e povimeve të Maturës.
Sot rreth 28 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të tretë, atij të Matematikës i cili nisi në orën 10 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Provimi i fundit që maturantët do t’i nënshtrohen është ai i Lëndës me Zgjedhje në datën 24 qershor.
Përsa i përket rezultatit të notave, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e Gjuhës së Huaj, ndërsa në ditët në vijim pritet të dalin rezultatet e lëndës Gjuha Shqipe dhe Letërsi.
Top Channel