“Më dhunonte kur isha shtatzënë”, konkurrentja e “She’s on Top” rrëfen tmerrin që përjetoi nga partneri: 7 muajshe isha me të nxira në krah, kur nxori thikën…

18/06/2024 13:55

Konkurrentja e “She’s on Top”, Erika, ka vendosur që të ndajë me publikun një histori shumë personale të jetës së saj.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka rrëfyer se kur ka qenë 19 vjeçe ka nisur një lidhje me një djalë, që më pas u fejuan dhe u martuan.

Në kohën kur ata ishin të fejuar mbeti shtatzënë dhe në këtë periudhë ai jetonte jashtë Shqipërisë dhe nisi të ishte xheloz.

Kur ajo vendosi të shkonte të jetonte me të në Itali shkonte tek ai, nisi edhe dhuna.

“Më dhunonte, dhunë psikologjike dhe fizike kur isha shtatzënë, e bënte me vetëdije të plotë, për momentin nuk e logjikonte më pas më thoshte më fal. Ai nuk kishte asnjë lloj problemi as me alkoolin as me drogën ishte i rregullt, i thjeshtë, familjar, mendoj që kanë në trauma që i ka pasur nga fëmijëria.

Kur kam qenë 7 muajshe kam pasur të nxira në krah. Pa punë ishte ai, pa punë isha unë, kjo s’do të thotë e duhet të ushtrosh dhunë fizike. S’kishte një arsye madhore. Babi im ka ardhur të nisej në Itali, por kam qenë unë që e ndalova, e dija që do të ndodhte diçka. Më nxori thikën, ma drejtonte në mënyrë kërcënuese, çuni nuk ishte as një muajsh, kemi pasur muaj lumturie me raste kur nuk ishte i fiksuar. E gënjeva për të mirën time dhe e bebit”, tha Erika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA