Mbetjet e rrezikshme të Kurum/ Nga administratori tek zyrtarë të doganës dhe agjencisë së mjedisit, kush janë 33 personat nën masa sigurie Një 47 vjeçar nga Kuçova, invalid pas një aksidenti të rëndë aumotomobilistik, ka rënë pre e mashtrimit nga një bashkëqytetar i tij, të cilit i ka kërkuar ndihmë si shofer gjatë kohës kur duhet të kurohej në spitalin e Beratit.
Gjatë kësaj periudhe ai i ka kërkuar borxh herë pas here shuma të ndryshme parash, të cilat ,duke përfituar edhe nga gjendja shëndetësore e invalidit, nuk ia ka kthyer asnjëherë.
Sipas qytetarit, ky person vazhdon t’i kërkojë shuma të tjera parash, duke e kërcënuar se nuk do t’i kthejë borxhin, nëse nuk i jep paratë e tjera.
47 vjeçari Dritan Xhema i është drejtuar disa herë policisë së Kuçovës, të cilët e kanë adresuar tek zyrat kundër krimit ekonomik e më pas në gjykatën e Beratit, ku duhet të ngrejë një padi civile për mashtrim.
Dritan Xhema nga Kuçova i është drejtuar emisionit Fiks Fare për të gjetur drejtësi. Borxhi që ai i ka dhënë Ardian Xhakos është 1200 euro. Herë borxhliu e qetëson me gënjeshtrën e radhës që do ia kthejë dhe herë e kërcënon që pa i dhënë të tjera nuk do marri as shumën e parë.
” Unë nuk kam mundësi të vij vërdallë nëpër gjyqe, plus që borxhliu më ka kërcënuar që videot që kam ku ai më pranon borxhin, nesë i përdor diku tjetër do të më rrah vëllain” tregon për Fiksin Dritani.
Mashtruesi në fjalë aktualisht punon si roje shkolle dhe Dritani ka të regjistruara video ku ky i fundit i pranon borxhin dhe e gënjen çdo ditë se do ia kthejë , plus ka edhe copa letrash si provë të firmosura nga borxhliu Xhako.
Fiksi shkon të takojë në vendin e punës borxhliun Ardian Xhako, por nuk e gjen në vendin e punës. Drejtoresha e shkollës tha për Fiksin se atë dite ai nuk ishte paraqitur në punë. Gazetarët mundohen të kontaktojnë me të nëpërmjet telefonit, por që ai nuk e hap.
Pas shumë përpjekjesh më në fund gazetarët lidhen me Xhakon dhe ky i fundit u thotë se nuk e mohon borxhin dhe muajin tjetër do ia kthejë, pasi pret t’i rritet rroga. Pyetjes së gazetarëve se përse e kërcënon zotërinë ai mohon gjithçka . Ndërkohë që Fiksit i janë vënë në dispozicion mesazhe e video nga pala e dëmtuar. Ndërkohë që serish gënjen duke u thënë gazetarëve të Fiksit se kur janë paraqitur tek shkolla ai aty ka qenë por është larguar pasi i pa. Ndërkohë që tjetër gjë tha drejtoresha e shkollës.
Siç thotë edhe populli ” i jep më dorë dhe merr me këmbë” kështu është dhe historia e Dritanit. Menjëherë pas largimit të Fiksit, borxhliu fillon sërish ta kërcënoj duke i thënë ” Nëse dal të Fiksi do kesh punë me mua dhe lekët harroi”.
Top Channel