Këtë të martë në orën 16:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i raundi të parë kualifikues të UEFA Europa Conference League, me skuadrat shqiptare që do të mësojnë kundërshtarët e këtij raundi.
Skuadra e Tiranës është pjesë e Grupit 1 dhe kundërshtarët e mundshëm të “bardhebluve” të kryeqytetit për këtë raund janë:
FK Velez Mostar (Bosnjë Hercegovinë)
FC Torpedo Kutaisi (Gjeorgji)
FC Malisheva (Kosovë)
FC Noah (Armeni)
FC Isloch Minsk Region (Bjellorusi).
Ndeshjet e këtij raundi të Conference League do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik, me datat dhe oraret e sakta që do publikohen nga UEFA më datë 21 qershor. Ndërsa vlen të theksohet se te lista e kundërshtarëve të mundshëm të Tiranës bie në sy se është një skuadër e Kosovës, Malisheva, teksa edhe Shkëndija mund të përballet me Malishevën./ Super Sport
Top Channel