Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut! Nusja masakron për vdekje burrin dhe vjehrrin
14/06/2024 11:24
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maqedoninë e Veriut, ku nusja ka kryer një krim të dyfishtë.
36-vjeçarja ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj dhe vjehrrin, mbrëmjen e djeshme në Kratovë.
Pas ngjarjes së rëndë autorja me iniciale V. I., është arrestuar nga policia.
Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut shkak i vrasjes së dyfishtë dyshohet se ka qenë një sherr në familje.
Bashkëshorti i 36-vjeçares, me iniciale J. I, 38 vjeç dhe babai i tij, 63 vjeç, janë konfirmuar të vdekur.
Top Channel