Ekskluzive! Ish-banorët e BBV bëhen bashkë sonte në “Top Arena” me mision të veçantë

14/06/2024 11:03

Me nisjen e ngjarjes madhështore të futbollit, “Euro 2024”, sonte në ekranin e Top Channel nis edhe “Top Arena”, nën drejtimin e Edi Manushit dhe Alesia Bamit.

Spektakli do jetë çdo mbrëmje LIVE, ndërsa të premteve, shtunave dhe të dielave do vijë në “Prime time” si një spektakël gjigant me shumë surpriza.

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak orë nga nisja, redaksia e “Top Arena” zbulon ekskluzivisht për top-channel.tv që disa nga protagonistët e Big Brother VIP (Meri Shehu, Erjola Doçi, Rike Roçi, Jul Deda) do jenë sonte në hapjen gjigante, por nuk dihet ende nëse do jenë të ftuar apo me role të veçanta në program.

Kjo mbetet për tu zbuluar sonte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel!

Top Channel