Aeroporti i Tiranës përcjell me festë dhe dhuron nga një flamur për të gjithë udhëtarët drejt Gjermanisë

14/06/2024 17:21

Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollën me një atmosferë festive nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Me ngjyrat e flamurit kuq e zi, me një performancë nga Klajdi Haruni & Bruno, dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, tifozët dhe pasasgjerët që udhëtonin në destinacione të ndryshme festuan së bashku. Festa ishte e mbushur me emocione, duke shënuar një fillim të paharrueshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kampionat të rëndësishëm evropian.

Nga Aeroporti i Tiranës në stadiumet anembanë Evropës, jehona e krenarisë shqiptare do të tingëllojë duke i kujtuar botës lidhjen e pathyeshme mes një skuadre dhe tifozëve të saj të përkushtuar.

Këto ditë Aeroporti po përballon një fluks të shtuar pasagjerësh për shkak të fluturimeve të posaçme drejt Gjermanisë, kryesisht ëe qytetet ku luhen ndeshjet e kombëtares sonë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës si pjesë e Kastrati Group, është kthyer në një qendër rajonale prej destinacioneve të shumta, zgjerimit të vazhdueshëm dhe shërbimeve të shtuara që ofron për pasagjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA