Modeli i stërvitjes e mirëqenies diagnostikohet papritur me kancer të avancuar pas maratonës (fotot)

13/06/2024 17:38

Një influencues i njohur në rrjetin TikTok për shëndetin e mbajtjen e trupit në formë ka folur së fundmi në rrjetet sociale për diagnozën e papritur të kancerit, megjithse ishte i stërvitur e i shëndetshëm.

Govind Sandhu tha për kancerin e tij se kishte nisur të vërente probleme me shëndetin e tij  pasi kishte kompletuar një gjysmë maratone, shkruan rrjeti britanik Unilad.

Në një video të publikuar në fundjavë, 38-vjeçari shpjegonte sesi kishte marrë diagnozën paraprake për kancer të tipit ‘Non-Hodgkin lymphoma’.

“Ky është një tip kanceri që nis në sistemin limfatik (të lëngut që rrethon qelizat e trupit tonë) që është pjesë e mekanizmave të imunitetit që luftojnë sëmundjet e ikrobet”. Shkruan rrjeti mjekësor Mayo Clinic, duke shtuar se qelizat e kuqe të gjakut rriten jashtë mase dhe krijojnë njësi tumoresh në të gjithë trupin.

Ai thëot se fillimisht mendonte se ndryshimet në pmajen e kyçeve të tij  vinin nga vrapimi por për disa javë shëndetii ti u përkeqësua dhe ai u detyrua të kërkonte ndhimë mjekësore.

“Sigurisht që nuk mund ta besoj por shumë gjëra unk i kemi nën kontroll. Përse unë?’, pyeste me vete modeli që nuk kuptonte se përse i ishte shfaqur kanceri.

Doktorët gjithashtu nuk mund t’i jepnin atij një përgjigje.

Govind shtonte: “E kuptoj që jo gjithkush mund ta miratojë këtë, nëse kemi specifika që doni të dini ose doni të thoni, lërini në komente”.

“Kam një rrugë të gjatë para por do të luftoj. Jam 38 vjeç dhe kam jetuar një jetë të bukur kështu që duhet ta luftoj këtë”, tha influencuesi duke shtuar se do te njoftonte ne rrjet per ecurime e semundjes.

FOTO GALERI
1/3
Në një video të publikuar në fundjavë, 38-vjeçari shpjegonte sesi kishte marrë diagnozën paraprake për kancer të tipit ‘Non-Hodgkin lymphoma'.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA