Edhe Zirkzee në Euro 2024, buzëqesh “ylli” i Bolognës

13/06/2024 11:02

Joshua Zirkzee, i cili është drejt transferimit te Milani, do të marrë pjesë në Euro 2024 me kombëtaren e Holandës.

Tekniku Ronald Koemann nuk e preferoi sulmuesin e talentuar të Bolognës, por u detyrua ta grumbullonte pas dëmtimit të Teun Koopmeiners.

Zirkzee shkëlqeu sezonin e fundit me skuadrën emiliane, duke ndihmuar Bolognën të rikthehej në Champions League pas 60 vitesh.

12 gola dhe 7 asistime regjistroi 23-vjeçari mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ndërkohë që mungesa paraprake në Euro 2024 shkaktoi jo pak befasi e kritika.

Gjithsesi, Koemann është “dorëzuar” si pasojë e dëmtimit të lojtarit të Atalantës, dhe Zirkzee është i karikuar në maksimum për të bërë mirë me tulipanët.

Holanda është pjesë e grupit D në Gjermani 2024. Me kundërshtarë si Franca, Austria dhe Polonia. Dueli i parë do të zhvillohet përballë polakëve në datën 16 qershor./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA