Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës po punon me ritme të shpejta për zgjerimin e terminalit të ri.
Investimi i grupit Kastrati me shtimin e 9 vendqëndrime të tjera, duke e çuar në 30 numrin total në pistë, jo vetëm është me rëndësi për përballimin e fluksit të udhëtarëve në rritje, por planifikon që shumë shpejt të nisin fluturimet e para transoqeanike nga Tirana.
Kapacitetet e shtuara me terminalin e ri në Rinas parashikohet të mirëpresin 15 milionë pasagjerë në vit, falë angazhimit të grupit Kastrati për të përmbushur kërkesat turistike në rritje për Shqipërinë.
Ky projekt ambicioz konfirmon pozicionin e TIA-s si qendrën kryesore të transportit ajror, arrin sipërfaqen 40 000 metra katrorë, me shtrirjen e gjurmës së terminalit dhe ndërtimin e portave të reja.
Ndër të tjera është implementuar edhe një sistem i ri ndriçimi LED, një infrastrukturë e përmirësuar drenazhimi si dhe një rrugë hyrëse e sapondërtuar. Kastrati group në këto vite të zhvillimit të madh të aeroportit ka investuar deri më tani mbi 100 mln euro..
Përfundimi i zgjerimit të terminalit dhe zgjerimi i pistës, sjell një epokë të re rritjeje dhe mundësish për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe ekonominë shqiptare.
Me kapacitet të shtuar, TIA është gati të ofrojë një përvojë të shkëlqyer udhëtimi duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe turizmin në rajon.
Top Channel