Në Himarë sezoni veror sapo është çelur.
Kjo zonë e Rivierës Shqiptare që pret turistë të shumtë, duket e zhytur në kaos. Zhurmë, pluhur, bllokim i akseve rrugore në dy akset hyrëse, e madje edhe rrugë të brendshme të qytetit.
Një sëmundje e vjetër shqiptare që përkon me kryerjen e punimeve infrastrukturore çdo fillim-sezoni.
Turistët, mbeten larg qendrës së Himarës këto ditë të para të sezonit për shkak të bllokimit që sjellin punimet në ndërtimin e ujësjellësit të ri. Operatorët turistik ecin me kilometra për ti pritur ata e për të gjetur një mundësi që t’i sjellin në hotele.Sigurisht për të mos i humbur ju duhet që edhe të bëjnë zbritje në çmime.
‘Sot kam vajtur 3 km larg Himarës, në Potam për të marrë njerëzit për t’i sjellë në hotel. Përshtypja e parë me zor e mbajta, i ofrova një ditë falas se ishte gati për të ikur’ u shpreh Nestor Varfi, operator turistik
Inside Story ishte në Himarë më 28 maj. Në pamë nga afër kaosin e krijuar për shkak të punimeve për dy projekte të kësaj bashkie. Ato janë mjaft të rëndësishme për banorët, por koha në të cilën po zhvillohen penalizon turizmin.
‘Situata është tragjike me këto punime që po bëhen duhet të ishin përfunduar para tre -4 muajsh. Pse bëhen tani në fillim të sezonit, kë nënkuptojnë sezon se sezoni ka filluar’ u shpreh operatori turistik, Nestor Varfi
‘Kjo dëmton pak por duhet të shikojmë për nesër, këto dy punime që po bëhen janë për dy gjëra shumë serioze pastrimi biologjik, dhe furnizii me ujë nga Kuçi, është pak pronlem por e mira po vje’ us hpreh Konstadin Kaçelano, operator turistik
Aktualisht në këtë bashki po punohet për “Ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotur, sistemin e kanalizimeve, dhe “furnizimin me ujë të Himarës, Pilurit, Kudhësit, Himarës fshat, Vunoit.
Për të realizuar këto projekte janë kryer ndërhyrje në akset rrugore të cilat kanë marrë kohë për t’u asfaltuar.Të tilla janë ndërhyrjet në rotondon e unazës dhe në aksin rrugor të lagjes 1 Maji; nga rotondo e unazës deri në Bashki dhe rrugët e brendshme të qendrës së qytetit.
Krahas tyre ka edhe ndërtime që vijojnë të punojnë, ndërkohë që pushuesit janë pak metra më tej.
Nuk dihet afati i punimeve pasi në terren mungonin tabelat informuese që janë të detyrueshme. Siç e shihni në këtë njoftim publik në faqen zyrtare të bashkisë në facebook, në datë 2 maj është zhvilluar një takim në institucion për të përshpejtuar punimet. Por, në terren situata mbeti e pandryshuar, përtej atyre objektivave të vendosur.
Top Channel