Partia Socialiste feston sot 33-vjetorin e themelimit në një festë në selinë rozë, me pjesëmarrës anëtarë të partisë, deputetë, ministra dhe figura të vjetra të kësaj force politike.

Ky 33-vjetor e gjen Partinë Socialiste me 32 mijë anëtarë të rij. E gjen në mandatin e tretë të qeverisjes si asnjë forcë tjetër politike, si dhe e gjen përpara kongresit të 20 korrikut që ka karakter zgjedhor.

Janë mbledhur socialistë të gjithë brezave për të festuar këtë 33 vjetor të partisë së tyre.

Nuk do ketë një fjalë nga krye socialisti Edi Rama, i cili është mjaftuar me një dolli “Rroftë Partia Socialiste”.

Në festë, mungon ai që e krijoi këtë parti Fatos Nano, i cili nuk është prezent për shkak të situatës shëndetësore që ka kaluar.

Në foto-galerinë e mëposhtme janë disa nga momentet e shkëputura nga festa, ku kryeministri Rama pozon krah socialistëve.

FOTO GALERI
23/73

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA