Mungonte vetëm zyrtarizimi i Lazios: Marco Baroni është trajneri i ri i skuadrës kryeqytetase, duke nisur nga 1 korriku.

Informacionin, për më tepër, e kishte dhënë tashmë presidenti i klubit, Claudio Lotito, por ende nuk dihet kohëzgjatja e kontratës.

“Gjithçka është zgjidhur me Hellas Verona. Ne e donim Baronin sepse ai është një trajner i mirë dhe mendojmë se ka profilin e duhur”, tha kreu i klubit italian në një intervistë për “Il Messaggero”.

Marco Baroni merr drejtimin e Lazios pas përvojës te Hellas Verona, klub që drejtoi gjatë sezonit të kaluar. Në krye të Veronës, Baroni arriti të sigurojë vendin e 13-të në Serinë A.

Një zyrtarizim që hedh poshtë edhe zërat për Sérgio Conceiçãon, i cili ishte pranë komandës teknike të klubit ku shkëlqeu si lojtar./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA