Vrasja e katër policëve në vitin 2009/ Gjykata e Lartë vendos burg të përjetshëm për Dritan Dajtin

11/06/2024 13:41

Gjykata e Lartë vendos burg të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili vrau me armë zjarri katër policë në vitin 2009

Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA