Një akt vandalizmi ka ndodhur në galerinë “Philip Mould” të Londrës, aty ku mbahet dhe portreti i parë i Mbretit Charles. Kjo e fundit është sulmuar nga dy aktivistë për të drejtat e kafshëve, të cilët u ngjitën mbi litarin e sigurisë duke shpërfytyruar pikturën, me vizitorët që ngelën të shokuar.
Ata mbuluan fytyrën e monarkut me një imazh të personazhit të animuar Wallace nga filmi “Wallace dhe Gromit” dhe ngjitën një fjalim në pikturë me një mesazh për ‘mizorinë’ në fermat e Shoqërisë Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA).
Në fjalim shkruhej: “Jo djathë, Gromit. Shikoni gjithë këtë mizori në fermat RSPCA!”.
Daniel Juniper, një nga të përfshirët, tha: “Me mbretin Charles që është një fans kaq i madh i Wallace dhe Gromit, ne nuk mund të mendonim për një mënyrë më të mirë për të tërhequr vëmendjen e tij në skenat e tmerrshme në fermat RSPCA Assured. Edhe pse shpresojmë që kjo të jetë zbavitëse për Madhërinë e Tij, ne gjithashtu i bëjmë thirrje që të rishqyrtojë seriozisht nëse dëshiron të lidhet me vuajtjet e tmerrshme nëpër ferma të miratuara nga RSPCA”.
‼️BREAKING: No Cheese Gromit! King Charles Portrait Redecorated‼️ @RoyalFamily
‼️Find out why King Charles, Patron of the RSPCA should ask them to drop the Assured Scheme -> https://t.co/pTneW0QCWf 👈 pic.twitter.com/jYLHFuxtHB
— Animal Rising (@AnimalRising) June 11, 2024
Top Channel