“Aperitivo italiano”/ Grupi i muzikës Jazz&Soul performon në Gjirokastër
16/12 12:28
Spektakli i humorit Portokalli, filloi turin Verë dhe Portokalle me Dibrën, duke mbledhur në sheshin e Peshkopisë një publik të gjerë, të cilët zgjodhën të qeshin me aktorët e dashur të Portokallisë.
Pjesëmarrja masive ka qenë e dukshme, nga një publik qytetar që e dëgjoi me vëmendje dhe e kuptoi humorin e “Portokalli”. Çdo numër është përgatitur nga fillimi për t’ju përshtatur motos “Verë dhe Portokalle” dhe këta numra të rinj janë bërë për turneun. Turneu do të vijojë me Kamzën.
Për herë të parë turi i Portokalli udhëtoi në Nju Jork, Boston e Konektikat, më 2017. duke qenë kështu hera e parë që një trupë e plotë humori dha shfaqje në SHBA. Turi do të vijojë në të gjithë Shqipërinë.
Top Channel