Temperaturat deri në 43 gradë C, Greqia detyrohet t’i mbyllë para kohe shkollat

11/06/2024 16:37

Autoritetet greke ndodhen në një nivel të lartë alarmi duke parlajmëruar për një valë të motit të nxehtë me temperatura mbi 40 gradë, pluhur nga Afrika dhe nivele të larta lagështie.

Sipas shërbimit sinoptik kombëtar , termometri në disa zona të Greqisë ka kaluar sot shifrën prej 41 gradë celsius, konkretisht në Psachna të Evias, Lefkohori të Fthiotidës ,në  Sparti dhe në Tebë.

Gjithashtu, temperatura mesatare maksimale në vend ishte 34,7 °C, ndërsa 146 nga 509 stacione aktive metereologjike kanë regjistruar temperatura mbi 37 gradë celcius. Sinoptikanët paralajmërojnë se vala e të nxehtit pritet të arrijë kulmin nesër dhe të enjten me tempreatura mbi 42 gradë në një pjesë të madhe të vendit.

Ministria e Brendshme dërgoi një qarkore duke udhëzuar nëpunësit civilë me probleme shëndetësore që të punojnë nga shtëpia deri të premten kur pritet që minivala e të nxehtit të fillojë të ulet. Ministria e Punës gjithashtu u ka dhënë rekomandime të gjithë punëdhënësve që të marrin masat e nevojshme për parandalimin e të ashtuquajturit stresit termik të punëtorëve, si dhe ndërprerjen e punës nga ora 12.00-17.00 . Edhe Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një sërë udhëzimesh për mbrojtjen nga i nxehti, mes të tjerash për reduktim të lëvizjes në orët e mesditës të personave të gupmoshave mbi 65 vjeç si dhe  konsumimin sa më tepër të lëngjeve dhe frutave.

Autoriteti bashkiak në Athinë, nga ana e tij, po zgjat orarin e hapjes së qendrave komunitare, në mënyrë që të moshuarit dhe njerëzit e tjerë me probeme shëndetsore të mund të gjejnë ambiente të freskëta për disa orë në hapësirat me ajër të kondicionuar.

Shkollat fillore dhe kopshtet në Athinë dhe në zona të tjera të vendit do të mbyllen të mërkurën dhe të enjten për të mbrojtur nxënësit dhe stafin mësimor nga i nxehti. Gjithashtu Autoriteti i Mbrojtjes civile e ka rritur në nivelin 4 rrezikun e shpërthimit të zjarreve për shkak të vapës dhe thatësirës.

Top Channel