Qentë e rrugës bëjnë bashkinë e Prishtinës të ofrojë asistencë mujore për njerëzit që i adoptojnë (fotot)

11/06/2024 19:43

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kosovës ka ofruar të paguajë rregullisht njerëzit që adoptojnë një qen, në një iniciativë inovative për reduktimin e qenve të rrugës në qytet.

Aktivistët thonë se numri i tyre ka kaluar disa mijëra dhe kohët e fundit dhe ndjeshëmria ndaj tyre është rritur pas publikimit të një videoje ku shihej një i ri që rrihte ashpërsisht një kafshë të pambrojtur ne ruge.

“Nëse gjejmë shtëpi për këta qen rruge, ndihma jonë ekonomike do të jetë një avantazh për ata që i adoptojnë. Në të njëjtën kohë do të reduktohet numri tyre në rrugët e qytetit pasi shumë njerëz nuk ndjehen të sigurtë si gratë e fëmijët. Vetë qentë mund të perfitojnë nga ata që i keqtrajtojnë”, shprehej kryebashkiaku Perparim Rama.

Ndihma ekonomike për ata që adoptojnë një qen llogaritet të jepet çdo muaj sa një e treta e rrogës minimale, edhe pse kritikët e quajnë një shpërdorim të fondeve.

Ndërkohë në qytet ka nisur mbledhja e qenve të rrugës dhe Rama zotohet se do të vazhdojë deri në reduktimin e kafshëve nga rrugët e qytetit, duke i mbajtur në qendra që i përgatisin për adoptim.

Ndërkohë mekaniku Sami Haxhaj ishte një nga të parët që pranonte ofertën e bashkisë, duke thënë se donte të adoptonte 10 qen prej tyre.

“Dua të bëj diçka për ta,” tha 52-vjeçari që ka ndërtuar një deri kolibesh në kopshtin e tij në fshatin Sibovac, në perëndim të Prishtinës, ku qentë mund të luajnë të patrazuar.

Kryebashkiaku Rama, i cili ka jetuar shumë kohë në Angli thotë se shpreson se skema e tij të ndihmojë të zgjidhë problemin dhe të ndryshojë mendësinë ndaj kafshëve.

Disa nga kritikët thonin: “Paskemi shumë para që po i japim dhe për qentë,” tha 65 vjeçari Mirsad Balaj, ndërsa një tjetër pensionist shtonte: “Qentë duhen sterilizuar përndryshe i gjithë buxheti i shteti do të shkonte për ta”. /AFP/

FOTO GALERI
1/5
Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kosovës ka ofruar të paguajë rregullisht njerëzit që adoptojnë një qen, në një iniciativë inovative për reduktimin e qenve të rrugës në qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA