Partitë në bisedime emergjence për aleatë të mundshëm para zgjedhjeve të papritura në Francë (fotot)

11/06/2024 16:37

Partitë politike në Francë raportohet se po mbajnë bisedime emergjence për të studiuar mendësinë e aleatëve të mundshëm pas zgjedhjeve të papritura të thirrura nga presidenti Emmanuel Macron, pas humbjes së pastër ndaj të djathtës në zgjedhjet parlamentare evropiane.

Mitingu Kombëtar (RN) fitoi 32% të votës së dielës, më shumë se dyfishi i 15% që morën aleatët e presidentit, ndërsa socialistët gjithashtu iu afruan grupit të Macron me 14%, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Në parlamentin kombëtar ‘Rilindja’ e Macron ka 169 deputete ndërsa e djathta, 88.

Vendimi i papritur për mbajtjen e zgjedhjeve mund t’i japë më shumë fuqi politike të djathtës që prej vitesh qëndronte në periferi të politikës.

“Këto do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme për Francën dhe Republikën e Pestë”, tha ministri i financave Bruno Le Maire, për rrjetin RTL, duke iu referuar ‘republikës se sistemit aktual të pasluftës’. “Kemi tre javë kohë për të bërë fushatë e të bindim francezët.”

Emmanuel Pellerin, deputet i grupit të Macron tha se ai dhe kolegët ishin ende “të shokuar” teksa shtonte: “Sinjalet tregojnë për fitore të së djathtës dhe kjo duhet të bëjë francezët të mendojnë atë që luhet”.

Vota do të zhvillohet më 30 qershor, një muaj para olimpiadës së Parisit, që deri tani kishte mbushur vëmendjen e titujt e mediave vendase.

Një raund i dytë do të zhvillohet më 7 korrik.

Lëvizja e presidentit duket se gjeti të papërgatitur dhe vetë të djathtën.

“Ne nuk mendonin se do të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve evropiane, edhe nëse do ta dëshironim. Shumë rrallë zgjedhjet e parakohshëm janë një dhuratë, dhe kjo vlen dhe për kontekstin aktual”, tha zv-kreu i Mitingut Kombëtar, Sébastien Chenu.

Ai u bënte thirrje deputetëve të djathtë jashtë partisë së tij të shtonin radhët në betejën për të mundur Macron, teksa kreu 28-vjeçar i partisë Jordan Bardella, do të jetë kandidati i tyre për kryeministër.

‘Nuk kemi kohe per te humbur’, tha shefja e partise komuniste franceze Manon Aubry (ne foto)

Mentorja e Bardella, Marine Le Pen, u rendit e dyta në zgjedhjet e kaluara presidenciale, dhe pritet të kandidojë përsëri në 2027.

Bardella, Le Pen dhe mbesa e Le Pen, Marion Maréchal – kryesojnë listën e kandidatëve të së djathtës radikale dhe ishin mbledhur dje në selinë e partisë për të diskutuar koalicione të mundshme parazgjedhore.

Analistët thonë se ata nuk pritet të marrin një maxhorancë të plotë, pasi ‘votuesit nuk votojnë njëlloj në zgjedhjet kombëtare dhe ato evropiane”, shkruan The Guardian.

Lëvizja e pasigurt e Macron konsiderohet si një tentativë për të përfituar sa mundet në pozitën e dobët ku ndodhet, duke marrë i pari iniciativën e zgjedhjeve, shumë më herët nga sa do të kishte dëshiruar.

Presidenti do të kërkojë të mbledhë votuesit centristë, në një kohë kur vëmendja është te rritja e të djathtës radikale në kontinent.

Por jo të gjithë janë të bindur nga veprimi i tij. Yawl Braun-Pivet, ish-kryetar parlamenti në partinë e Macron, dukej se shprehte dyshime prandaj sugjeronte krijimin e koalicioneve të shpejta.

Ndërsa Raphaël Glucksmann, i cili kryeson listën e partisë Socialiste, tha se Macron ‘është dorëzuar ndaj Bardella’ duke “luajtur një lojë të rrezikshme me demokracinë dhe institucionet”.

Një tjetër kritike, Valérie Pécresse, figurë e vjetër e ‘Les Républicains’, tha: “Shpërndarja e parlamentit pa dhënë kohë organizimi është si një lloj ruletë ruse”.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se vendimi për zgjedhje vetëm disa javë para Olimpiadës së Parisit ‘ishte trazues’.

Por kreu i komisioni Olimpik vendas, Thomas Bach, nuk i dha rëndësi shqetësimit duke thënë se “procesi nuk do të ndërhyjë me Lojrat”.

“Do të ketë një parlament të ri, një qeveri të re dhe të gjithë do të mbështesin Lojrat Olimpike”./TheGuardian/

FOTO GALERI
2/3
'Nuk kemi kohe per te humbur', tha shefja e partise komuniste franceze Manon Aubry

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA