Gazetari Milaim Zeka është shprehur se pas vendimit të Apelit në favor të Sali Berishës, Lulzim Basha do të krijojë një parti të re.
Në “Top Story” ai u shpreh që edhe sikur Basha të dojë të bashkohet me Berishën, nuk do e lejojnë ndërkombëtarët pasi sipas Zekës, ai “është 80% i dirigjuar” nga perëndimi.
“Lulzim Basha sot do të krijojë parti të re politike, e kam informacion dhe të gjitha më çojnë atë. Siç bëhet dreqi bashkë, aq bashkohet Berisha me Bashën, asnjëri nuk do të bashkohen.
Këta kanë inatin e shqiptarit dhe do të kemi një parti të re politike. Basha sot për sot është 80% i dirigjuar nga perëndimor, edhe sikur të donte të bashkohej me PD, nuk do e lejonin ndërkombëtaret”-u shpreh gazetari Milaim Zeka.
Top Channel