Një 49-vjeçar, i shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike, është arrestuar në Shkodër.

Shtetasi me iniciale P.C. ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, pasi u zbulua se kishte kultivuar në fshatin Gruemirë, 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike.

Në objektin në pronësi të tij, u u gjetën edhe disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për 49-vjeçarin, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA