Interpol “zbarkon” në Tiranë! Pjesëmarrës në konferencë 200 drejtues të lartë policie dhe agjencish ligjzbatuese

11/06/2024 15:00

Bashkëpunimi ndërkombëtar i autoriteteve është mënyra më efikase për ta luftuar krimin e organizuar, ky ishte mesazhi i dhënë në ditën e parë të konferencës së 51 të Interpolit që po mbahet në Tiranë.

Vetëm gjatë vitit të fundit Shqipëria ka kryer 19 operacione të ndryshme me Interpol ku në pranga kanë rënë 93 persona duke e shndërruar një partnere serioze të kësaj organizate.   Ky nivel bashkëpunim u theksua dhe nga Presidenti i INTERPOL, Ahmed Naser Al-Raisi i cili përgëzoi Shqipërinë dhe në fushën e sigurisë kibernetike .

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Interpol Jurgen Stock në konferencën për shtyp theksoi angazhimin e Shqipërisë në çmontimin e grupeve të organizuara kriminale ku veçoi fuqinë e tyre ekonomike.

“Rreth 1.7 trilion dollarë të përftuara nga veprimtari kriminale futen nëpërmjet kanaleve financiare në sistem çdo vit. Kjo na bën ne të kuptojmë sa shume të pasur kartelet dhe grupet kriminale janë. Rritja e përdorimit të kriptomonedhave tashmë edhe në sistemin ndërkombëtar të bankave, na bën të kërkohet shkëmbimi i informacionit në kohe reale dhe për këtë Interpoli ka zhvilluar një mekanizëm komunikimi 20/7 ku përfshihen 196 anëtarët tanë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpol Jurgen Stock.

Asetet e krimit janë dhe në axhendën e qeverisë shqiptare e cila do të miratojë një ligj që parashikon forcimin e bashkëpunimit me agjencitë ndërkombëtare për të luftuar krimin e organizuar dhe sekuestruar e konfiskuar asetet e tyre.

“Në ditët në vijim do të kalojë në qeveri pr/ligji për ngritjen e zyrës së rikuperimit të aseteve, një instrument i shkëlqyer për të bashkëpunuar qoftë me Interpol apo agjencitë e vendeve partnere për të ndëshkuar krimin aty ku dhemb më shumë tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale“ tha Balla duke shtuar se në ditët në vijim do të bëhet më e qartë për çfarë ka të bëjë ky pr/ligj”, u shpreh Balla.

Ministroi I brendshëm taulant balla u shpreh se Shqipëria mbetet fuqimisht e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, narkotikëve, duke theksuar kapjen dhe vënien para drejtësisë së autorëve ku një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe Interpol.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA