Inteligjenca gjermane: Lufta në Gaza, “shtrihet” në Europë: Po rritet kërcënimi islamik

11/06/2024 14:49

Kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në Gjermani e në pjesën tjetër të kontinentit të vjetër është rritur, e kjo pjesërisht, i detyrohet luftës tashmë disa mujore në Gaza mes Hamasit dhe Izraelit.

Kreu i shërbimeve vendase të inteligjencës, Thomas Haldenwang. Pohoi për agjencinë e lajmeve DPA se “rreziku i sulmeve xhihadiste është aktualisht më i lartë seç ka qenë për një kohë të gjatë”.

“Situata në Lindjen e Mesme, pas sulmit terrorist nga Hamasi kontribuon në kërcënimin e shtuar që paraqet terrorizmi islamik”, deklaroi ai.

Haldenwang nënvizoi se Gjermania në mënyrë të vecantë është në shënjestrën e xhihadistëve më shumë se vendt e tjera, e kjo për faktin se bashkë me SHBA-në konsiderohet një nga mbështetëset më të forta të shtetit hebre.

Nga ana tjetër, ai përmendi si rrezik edhe ndikimin nga udhëheqja talibane në Afganistan, si dhe forcimin e grupit militant, Shteti Islamik Khorasan, në Pakistan dhe Afganistan.

Komentet e tij erdhën pak pas sulmit që tronditi vendin në muajin maj, kur një 25-vjeçar afgan plagosi pesë persona me thikë në një tubim të organizuar nga lëvizja anti-islamike, Pax Europa, në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Manhajm.

Një polic 29 vjeç të cilin ai e goditi me thikë në kokë e qafë, vdiq më vonë nga plagët e marra. Tre janë sipas kreut të shërbimit inteligjent gjerman, sfidat kryesore me të cilat përballet Gjermania sot: Kërcënimin nga terrorizmi islamik, rritjen e ekstremizmit të krahut të djathtë që kontribuon në tensione sociale, dhe ndikimin nga spiunazhi i shteteve të huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA