I kërkuar për dhunë në familje, policia ndalon në Kapshticë 43-vjeçarin nga Durrësi
11/06/2024 12:59
Policia Kufitare e Kapshticës ka ndaluar në hyrje të Shqipërisë 43-vjeçarin nga Durrësi me inicialet Sh. S.
Sipas raportimeve të Policisë, 43-vjeçari ishte në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, teksa Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit e kishte dënuar me 2 muaj burgim.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim Sh. S., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar më 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës.
Top Channel