“Basha zgjodhi strategjinë e gabuar”, Iljazaj për vendimin e Apelit: A ka të djathtë “antiberishiste”? Nëse ka, do të vijë një parti e re

11/06/2024 21:36

Vendimi i Apelit për t’i kaluar vulën dhe logon e PD Sali Berishës, duke ia hequr Lulzim Bashës, ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në studion e top Story, me Grida Dumën në Top Channel.

Pedagogu Ervis Iljazaj u shpreh se tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Lulzim Basha, i cili ka opsionin ose të krijojë një parti të re, ose të njohë si kryetar të PD Sali Berishën dhe t’i bashkohet atij.

“Unë jam që ata të njohin lidershipin e Berishës dhe të bashkohen, ose të krijojnë një parti të re. Mendoj se në të djathtën shqiptare sot, a ka fuqi të vërtetë një e djathtë joberishiste? Apo e djathta është e lidhur përjetësisht me Berishën? Nëse ka dhe ekziston, do të dojë të përfaqësohet dhe do vijë natyrshëm një parti e re. Unë mendoj se nuk është përfaqësuar”, u shpreh ai.

Më tej tha se Basha zgjodhi të bëjë një strategji asimetrike në këto dy vite përballë strategjisë që zgjodhi Berisha. Strategjinë e Bashës ai e quan të gabuar.

“Gjithë strategjia e Bashës, asimetria që ai zgjodhi, ishte e gabuar, sepse asimetria në politikë nuk ekziston. Pala e Berishës bëri një betejë të fortë, kurse pala tjetër nuk e kishte, nuk e bëri betejën e plotë në retorikë, vendime. PD ishte pronë private e Berishës, tani dhe juridike”, u shpreh ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA