Aksident në Dibër/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

11/06/2024 14:52

Në fshatin Sllovë pranë Dibrës është raportuar për një aksident, me dy makinat që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit E.L. dhe E.B. janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Dibrës bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel