Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Një punëtor ka shkaktuar një dëmtim të pallogaritshëm në një biznes në Fier duke vjedhur kabllon e rrufepritësit, çka ka nxjerrë jashtë funksionit të gjitha pajisjet dhe kompjuterët e fabrikës.
Edhe pse biznesmeni ka vënë në dispozicion të autoriteteve kamerat e sigurisë ku duket qartë punëtori duke prerë kabllon, autori i kësaj vjedhjeje është mbajtur vetëm disa orë në drejtorinë e policisë dhe më pas është lënë i lirë për mungesë provash.
Sipas administratori Agim Driza hajduti ka qene nga punëtoret me te paguar dhe qe e mbante me afër
Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që në këtë biznes janë vjedhur edhe pagat e punëtorëve në shumën prej 17 milionë lekësh të vjetra. Edhe pse autori është kapur dhe dënuar minimalisht, biznesmenit nuk i janë kthyer paratë e vjedhura.
Top Channel