U plagos me armë zjarri në Shkodër, pas mjekimit 30-vjeçari përfundon në polici
10/06/2024 07:24
Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë mbrëmjen e djeshme në orën 22:30.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, ku 30-vjeçari N.P pasi mori ndihmën mjekësore, është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanava.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Top Channel