Gjyqi i vulës bëri që Rithemelimi të spostonte ditën e protestës para dyerve te Bashkisë nga e martë, në të hënë.
Në pritje të verdiktit final për fatin e vulës, mbështetësit e Sali Berishës vijuan aksionin kundër Eriion Veliajt.
Demokratët kanë hequr dorë nga molotovi dhe protestojnë me djegie gomash. Në mënyrë simbolike flakën ia vunë edhe kryebashkiakut.
Ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin solli kundërpërgjigje të fortë të protestuesve të cilët lëshuan një breshëri vezësh dhe sendesh të forta në drejtim të policisë. Një efektiv u lëndua.
Zemërimit të protestuesve policia iu përgjigj me gaz lotsjellës ku nuk u kursyen as zyrtarët e Rithemelimit që u mbushën me lot.
Protesta i kishte të gjitha. Nga sherri për mikrofonin tek entuziazmi për fitoren e së djathtës në Europë.
TelIti: Atë ndëshkim që Europa e tregoi me votën e saj ku u vesh me ngjyrën blu ashtu shume shpejt Tirana dhe gjithë Shqipëria do vishet me ngjyrë blu.
Por, para se zgjedhjet të trokasin, demokratët i kanë sytë drejt Apelit që nesër pritet t’i japë fund sagës së sherrit për vulën e Partisë Demokratike.
Top Channel