Teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua 30 minuta pas nisjes, reagon Ministria: Proces transparent dhe i drejtë

10/06/2024 11:26

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në postim thekson se publikimi i tezës së provimit të maturës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, pas nisjes së provimit, nuk cenon aspak procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.

“Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin vazhdojnë të zhvillojnë provimin e tyre në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore.

MAS dhe institucionet arsimore mbeten të angazhuar për të siguruar një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke u kujdesur që çdo shqetësim i opinionit publik të trajtohet me seriozitetin e duhur.

Në të njëjtën kohë, Ministria thekson se institucionet arsimore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të provimit dhe për të ruajtur integritetin e tij.

Suksese të gjithë maturantëve!
Falënderime çdo mësuesi, administratori dhe monitoruesi të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm të provimeve të Maturës Shtetërore”, sipas reagimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA